“Ti je i mallkuar dhe përdhunues”/ Plagosi me breshëri kallashi tregtarin në Kavajë, autori mbyllet në Psikiatri, zbardhet dëshmia e tij: Ja pse e bëra

0
295

Një ngjarje e rëndë që tronditi Kavajën pak javë më parë, ku ngeli i plagosur me breshëri kallashnikovi tregtari Rexhep Tare. Prokuroria e Kavajës ka vendosur të dërgojë në Qendrën Psikiatrike të Tiranës autorin e ngjarjes së rëndë.

Ndaj Fitim Baboçit u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”. Por, Prokuroria ka kërkuar dërgimin e tij në Psikiatri, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Në dëshminë që ka dhënë para policisë, autori i krimit ka pohuar se “…këtë akt unë e bëra nga gjendja e rënduar psikologjike, sepse Rexhep Tare ka shumë kohë që më ofendon dhe më shan duke më thënë publikisht se “…ti je i mallkuar dhe përdhunues…”. Konkretisht isha poshtë pallatit tek zona ku unë banoj në Kavajë, pashë personin që më ka nxjerrë namin u revoltova dhe kam marrë armën në banesën time dhe mendova që ta plagosja tek këmba…”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here