Google search engine
Home Rajoni Kosova “Nuk do ketë ministër nga Lista Serbe, por…”, deklarata e Albin Kurtit...

“Nuk do ketë ministër nga Lista Serbe, por…”, deklarata e Albin Kurtit shton tensionet në Serbi, reagon ministri Vulin: Na urren, do ‘Shqipërinë e Madhe’! (Deklarata e fortë) 

0
372

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka shpërthyer në kritika ndaj Albin Kurtit, i cili fitoi zgjedhjet në Kosovë. Vulin ka deklaruar se Albin Kurti ia ka kushtuar jetën e tij krijimit të “Shqipërisë së Madhe” dhe urrejtjes ndaj serbëve.

Sipas tij, lideri i VV nuk dëshiron serbë dhe Listën Serbe në Qeverinë e ardhshme, ndërsa ka shtuar së shqiptarët nuk duhet t’i udhëheqë një person më i keq.

“Sa herë që mendoj se shqiptarët nuk mund t’i udhëheq një person më i keq, ata më demantojnë. Albin Kurti jetën e tij ia përkushtoi krijimit të Shqipërisë së Madhe dhe urrejtjes ndaj serbëve dhe Serbisë”, deklaroi Vulin në një komunikim për mediat.

“Më keq se ai janë vetëm serbët në Beograd që mundohen ta paraqesin si person të ri”, shtoi ai. “Kurti nuk i do serbët e as Listën Serbe, ai dëshiron serbët privatë, që janë të mirë ndaj tij. Ai dëshiron një Kosovë të plotë pa serbë. Nuk dëshiron të bisedojë për asgjë përveç pavarësisë. Nëse është kështu, mund të përshëndetet menjëherë, nuk do ta presë”, tha Vulin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here