Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot takimin e përjavshëmme koordinatorët e Bashkëqeverisjes, ku janë prekur problematikat që janë zgjidhur falë platformës “Shqipëriaqëduam.al”.
Një qytetar nga Bilishti ka treguar se si inspektorët e Hetimit Tatimor e kishin gjobitur me 200 mijë lekë të reja padrejtësisht.
Pas ankimimit të masës administrative, qytetari ka bërë ankesë edhe në portalin “Shqipëriaqëduam.al” dhe për këtë rast foli edhe kreu i qeverisë.
Rama deklaroi se tre inspektorët janë në hetim dhe ndaj tyre do të merren masa që variojnë nga ndjekja penal, në shkarkim e deri në burgosje.
“Ne i jemi shumë mirënjohës të gjithë atyre që pas një zgjidhje të problemit na japin në dorë duke na ndihmuar të japim mesazhin. Nga ana tjetër rëndësia e këtij ndërveprimi është i dyfishtë se në rastin konkret Ylli ka marrë të drejtën e vet, por na ka ndihmuar të evidentojmë shkeljen jo vetëm në dispozicion të tij. Tre inspektorët janë në procesin e hetimit administrativ dhe sigurisht që do të merren masa. Masat shkojnë nga ndjekje penale, në shkarkim nga detyra dhe në heqje lirie. Kjo tregon se qytetarët janë të barabartë përpara ligjit”, tha kryeministri.