“Na premtoi 200 mijë euro, por nuk na i dha! Prandaj tregova të vërtetën”, Ervin Salianji dëshmon për çështjen “Babalja”

0
377

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji është paraqitur në Gjykatën e Tiranës për të dëshmuar për çështjen “Babalja”.

Salianji është i pandehur në këtë proces. 

Ish-deputeti Salianji akuzohet për “kallzim të rremë” për dosjen “Babalja” së bashku me  gazetarin Jetmir Olldashi.

Në hetim janë dhe Albert Veliu dhe i afërmi i tij që imitoi zërin e Agron Xhafës, Fredi Alizoti.

Përmes një audio-përgjimi të publikuar, dhe që më tej u kthye edhe në akuzën e opozitës ndaj qeverisë, u pretendua se Agron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, fliste me Albert Veliun, njohur si “Babale” për pazare droge. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here