Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Lushnje, ku një 40-vjeçar është vrarë në brendësi të një lokali në qytet. Burime bëjnë me dije se viktima është Besmir Hida, i cili është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi. Mësohet se viktima ka qenë në katin e dytë të një lokali në momentin kur është qëlluar me breshëri në lagjen ”Gafurr Muço”.