I shpallur në kërkim ndërkombëtar, Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Interpol Tirana arrestojnë 34-vjeçarin me rrezikshmëri të lartë (Detajet)

0
318

Arrestohet në Muriqan një 34-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi.

Burime nga policia bëjnë të ditur se nga shërbimet e P.K.K  Muriqan në bashkëpunim me D. V. P. Shkodër  dhe Interpol Tirana u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar G. N. , 34 vjeç, banues në Rubik , Rrëshen.

Shërbimet e Policisë Kufitare gjatë përpunimit të dokumentacionit të shtetasve  në dalje të Republikës së Shqipërisë kanë konstatuar se shtetasi G.N, rezultonte  person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali,  pasi Gjykata Bergamo/Itali, kishte lëshuar urdhër arresti datë 20.06.2019. për veprën penale “Vjedhje”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here