Dosja e nxehtë dhe e shumëpërfolur e Izet Haxhisë kaloi tek Krimet e Rënda. Ditën e sotme Haxhia po merret në pyetje për herë të parë nga prokurorët shqiptarë.
Avokati Idajet Beqiri tha se Haxhia akuzon Berishën për rreth 23 krime.
Ai tha:
“Sot filloi sipari i regjistrimit të procedimit penal me kallëzues Izet Haxhinë kundër Sali Berishës dhe bashkëpunëtorëve të tij në kryerjen e një numri të konsiderueshëm krimesh, nga vrasje, deri në akte terroriste, vjedhje, grabitje etj. Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi sot marrjen e deklarimeve të Izet Haxhisë”.







































