Pas dëshmisë në Prokurori, flet për mediat nënkryetari i bashkisë së Tiranës Arbi Mazniku.
Mazniku dha dëshminë e tij lidhur me akuzat e Partisë Demokratike për pagesën e hotelit në Barcelonë.
Ai deklaroi para kamerave se i vjen mirë që i dha informacion Prokurorisë, ndërsa theksoi se e vërteta do të dalë nga kjo e fundit.
“Duhet t’i japim drejtësisë informacion të saktë. Do i jap informacion prokurorisë për baltëhedhësit dhe fake news-et. Më vjen mirë që erdha në prokurori të them të vërtetën, pasi e vërteta do të dalë nga prokuroria, unë nuk dua të komentoj”, deklaroi Mazniku.
