Fitoi festivalin në Rusi, shqiptarja Inis Neziri zbulon shumën e madhe të parave që iu dha

0
330

Këngëtarja Inis Neziri ka treguar së fundmi shumën e përftuar nga fitorja në festivalin “New Wave”, që u mbajt muajin e kaluar në Sochi të Rusisë.

E ftuar në “Zonë e Lirë”, Inisi ka bërë me dije se ka marrë 50 mijë euro, me taksë me vlerë të shtuar. “Rusët nuk janë zemërgjerë, por vlerësojnë artistët”– është shprehur 18-vjeçarja.

Risjellim në vëmendje se Neziri është pikasur fillimisht në festivalin vendas për fëmijë “Gjeniu i Vogël”, në të cilën ka dalur gjithashtu në vend të parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here