Dënohen 13 persona në Itali, mes tyre dhe shqiptarë, fitonin para duke dhënë patenta të paligjshme, shumat varionin nga 1300 deri në 2500 € (EMRAT-MASAT E DËNIMIT)

0
301

Mediat fqinje raportojnë se 8 persona janë dënuar me ‘’arret me burg’’, ndërsa 5 të tjerë u është caktuar masa ‘’arrest shtëpie’’. Gjithsej janë 13 persona që u arrestuan ditën e sotme në provincën e Casertas, rajoni i Campanias në Itali për falsifikimin e patentave të qarkullimit të automjeteve.

Midis personave rezulton të jetë dhe një shqiptar. Autoritetet italiane komunikojnë se ai quhet Xhoni Malaj, 41-vjeç.

Aksioni i policisë së Campanias ka shënjestruar në total 62 persona, 13 të arrestuar, ndërsa 49 të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë.

Këta shtetas lëshonin patenta të paligjshme kundrejt shumave që varionin nga 1300 deri në 2500 €.

Familjet Ferraro dhe Dio organizonin skemën e falsifikimit të patentave. 

Më poshtë paraqitet lista e 13 personave të arrestuar dhe masat e dënimit nga Gjykata e Campanias:

Të dënuar me burg
Silvestro ‘’Silvano’’ Ferraro

Donato Ferraro 1951 Capodrise

Giuseppe Ferraro 1975 Capodrise

Francesco Arpino 1981 Caserta

Franco Dio

Vincenzo Dio

Antonio Barbato

Me arrest shtëpie
Francesco Ferraro

Raffaele Longobardi

Pasquale Fusco

Gaetano Aurilio

Xhoni Malaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here