Granit Xhaka do të jetë kapiteni i ardhshëm i Arsenalit, pasi ka marrë votat e shumicës së lojtarëve të skuadrës angleze.Xhaka kapiten Arsenali. Unai Emeri kishte vendosur që lojtarët të zgjidhnin vetë, se cilin dëshironin të kishin kapitenin e tyre. Sipas asaj që shkruan “The Sun”, së bashku me Xhakën në garë për shiritin e kapitenit, ishin mbrojtësi David Luiz dhe portieri Bernard Leno. Megjithatë futbollistët e tjerë të “Topçinjve”, kanë votuar mesfushorin shqiptar për të marrë shiritin e kapitenit. 27-vjeçari do të pasojë kapitenin e mëparshëm të Arsenalit, Laurent Koshielni, i cili u largu anë merkaton e verës në drejtim të Bordosë, në kampionatin francez. Mesa duket Xhaka përveç simpatisë të tifozëve,tani ka fituar edhe simpatinë e shokëve të skuadrës të cilët i kanë besuar atij një rol shumë të rëndësishëm siç është ai i kapitenit.Xhaka feston sot 27-vjetorin.