Google search engine
Home Aktualitet Skandal në Kroaci, dhunohet barbarisht sulmuesi shqiptar, pas goditjes së rëndë me...

Skandal në Kroaci, dhunohet barbarisht sulmuesi shqiptar, pas goditjes së rëndë me një shufër metalike rrezikon të humbasë syrin e djathtë

0
310

Sulmuesi shqiptar, Muzafer Ejupi me origjinë nga Tetova, i cili luan me skuadrën e Slaven Belupos është dhunuar barbarisht, në Kroaci.

Mësohet se lojtari ka qenë viktimë e një sherri banal në një parking, ku i shoqëruar nga kunati i tij, është sulmuar barbarisht nga një shtetas kroat.

Lajmin e ka konfirmuar edhe policia kroate, teksa sulmuesi shqiptar i Slaven Belupos është dëmtuar rëndë, pas goditjes që ka marrë me një shufër metalike. Ai ka rrezikuar të humbasë syrin e djathtë.

Fotot e dëmtimit të tij shokojnë dhe tregojnë atë që futbollisti shqiptar ka kaluar.

Kujtojmë që Ejupi ka qenë për shumë pak kohë pjesë e skuadrës së Skënderbeut, gjatë vitit 2013.

Klubi i Slaven bën thirrje që të merren masat ndaj autorit dhe i ka uruar shërim të shpejtë lojtarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here