Oriz në vend të kokainës, zbulohet kush është pritësi i drogës në Durrës që po kërkohet nga policia (FOTO+EMRI)

0
347

Gentian Malindi, 42 vjeç, është personi në kërkim nga policia për 137 kilogramët e kokainës të kapura në kontenierë me banane në Portin e Durrësit.

Mësohet se ai ka qenë me dy të arrestuarit, Ardian Bega dhe Altin Mislihaka, të dy punonjës në portin e Durrësit, por i ka shpëtuar policisë pasi ka kuptuar se në pakot me kokainë mund të kishte GPS. Dy oficerët e sigurisë kanë hyrë në kontejnerë me disa pako me kokainë, më tej i kanë transportuar në një automjet me targa franceze ku ka qenë edhe Gentian Malindi.

Por ky i fundit kur ka parë se paketimi ishte ndryshe nga çfarë ishte kërkuar, ka kuptuar se po ndiqeshin nga policia, dhe ka mundur të arratiset. Në pranga përfunduan vetëm dy punonjësit e portit të Durrësit. Gentian Malindi ka qenë edhe më herët i arrestuar dhe proceduar për drogë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here