Vijon përplasja mes kryebashkiakut Erion Veliajt dhe ministrit të Turizimit, Blendi Klosit për lejet mjedisore. Pas deklaratës së djeshme të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili i kërkoi hapur që Inspektoratet e Mjedisit në të gjithë vendin të shkrihen pasi janë struktura të korruptuara, dhe kjo kompetencë t’i kalojë bashkive, ka ardhur edhe një përgjigje nga Klosi.
“Kush është shvejku që nuk do në ministri”, thë Veliaj dje.
Ministri është shprehur se janë prishur dëshirat e një kryebashkiaku me ligjin e ri.
“Ndryshimi i ligjit ka prishur shumë interesa, ka ndryshuar shumë rregulla. Është e vërtetë se vendosja e rregullit ka shkaktuar shumë probleme dhe ka prishur interesa. Por është e mirë që parqet që ka na falur zoti t’i mbrojmë. Vlerat e tyre janë shumë më të veçanta se dëshirat e një kryebashkiaku, sepse duke qenë e bukur është shumë e lakmueshme. Duhen aktivitete që nuk dëmtojnë agro-turizmin dhe natyrën.”, u shpreh Blendi Klosi.