Avokati Ilir Malindi, djalin e të cilit kanë shpallur në kërkim, si një nga personat e akuzuar në lidhje me heroinën e kapur në kontenierët në Durrës ka reaguar menjëherë pas lajmit të policisë për implikimin e të birit. Avokati ka deklaruar se i biri nuk ka fare lidhje me këtë trafik, por e kanë shpallur në kërkim, vetëm pasi dikush nga të arrestuarit i ka përmendur emrin.. “Djali im s’ka lidhje fare me bllokimin e lendes narkotike në port. Është shpallur në kërkim pasi dikush nga këta që janë arrestuar kanë përmendur emrin e tij. Djali nuk ka asnjë lidhje. Do merremi në rrugë ligjore. Nuk ka asnjë provë apo përgjim që implikon tim bir. Ai do të qendroj në arrati deri në momentin që do të marrë zgjidhje kjo situatë në rrugë ligjore”- ka thënë avokati në një reagim për “Panorama”.