Detaje të reja/ Biznesmeni i kërkuar nga policia për kokainën në Durrës është djali i avokatit të njohur që u arrestua në vitin 2015 (Zbulohet emri i babait dhe çfarë i bëri gazetarit)

0
323

Zbardhet emri i personit të shpallur ne kerkim nga policia, pas operacionit per goditjen e trafikut te kokaines nga Ekuadori ne Shqiperi, permes Greqise.

Ndërkohë që është zbardhur emri i pritësit të drogës në Durrës, Gentian Malindi, detaje të reja bëhen të ditura rreth tij.

Mësohet se Gentian Malindi, është një nga pritësit e kokainës në portin e Durrësit, djali i avokatit durrsak Ilir Malindi. Sipas Neës24, Gentian Malindi ka qenë edhe më parë i proceduar për trafikim hashashi. Sakaq mësohet se 137 kg kokaine që ishte në kontejnerët e ardhur nga Ekuadori, e që më pas u zëvendësua me oriz për të futur në kurth trafikantët, është marrë në dorëzim nga policia shqiptare.

“Policia Shqiptare organizoi dorëzimin e kontrolluar pas miratimit dhe lejimit nga Autoritetet Greke, procedura të cilat filluan nga pala shqiptare që në muajin gusht 2019 dhe përfunduan sot më datë 27.09.2019.

Gjatë kësaj periudhe u realizuan disa takime operacionale nga Policia e Shtetit me Autoritetet Policore Greke dhe Zyrën e DEA-s.

U sekuestruan 137 kg kokainë dhe u arrestuan A.B, dhe A.M të dy banues në Durrës u shpall në kërkim G.M.

Këta shtetas ishin pritësit e drogës në Durrës.

Në port duke shfrytëzuar faktin se kishin akses në Port bënë të mundur nxjerrjen e ngarkesës nga kontenieri dhe dërgimi në një zonë që e mendonin të sigurt”, tha policia.

Avokati Ilir Malindi, babai i të shpallurit në kërkim është arrestuar ne vitin 2015 pasi sipas policisë, njoftonte në atë kohë se: “Ky shtetas në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur duke i dërguar SMS nëpërmjet telefonit celular shtetasin me iniciale S.B me profesion gazetar”.

Ndërkohë edhe i biri, Gentian Malindi ka qenë arrestuar në vitin 2013 për trafik droge.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here