A të ka bërë të pasur gazetaria? Jonida Shehu kthen përgjigjen që nuk e priste askush

0
400

Moderatorja, Jonida Shehu e ftuar në emisionin “Rreze Dielli” ka folur mbi karrierën e saj, projektet dhe jetën familjare. Ndërsa kanë cekur temën e gazetarisë, dhe profesionit të moderimit, Jonida Shehu ka marrë pyetjen e drejtpërdrejtë: “Të ka bërë të pasur gazetaria?”“Po tallesh ti tani…Ne paguhemi shumë mirë në krahasim me çfarë mund të paguhen profesionistë të tjerë. Ndonjëherë kjo gjëja mund t’i duket disave dhe e padrejtë. Por televizioni ka shumë kosto. Ka kosto mirëmbajtje, kosto tangërlliku. Në televizion, në Shqipëri, sidomos për një person që del në televizion nuk paguan asnjë pronar, asnjë producent aq sa është kostoja reale e një njeriu për të dalë në ekran”,– është shprehur Jonida Shehu në emision. Moderatorja prej kohësh është pjesë e televizionit Top Channel dhe drejton emisionin Soiree që transmetohet vetëm një herë në javë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here