U arrestuan në Greqi për trafik droge, shqiptarët dhe italiani “qepin” gojën, media greke zbulon detajet e forta

0
425

Dy shqiptarët dhe italiani që u arrestuan nga policia greke teksa po trafikonin lëndë narkotike në drejtim të Turqisë, kanë zgjedhur të heshtin përpara autoriteteve policore.

Dëshmitë e tyre do të ishin të dobishme për të shkuar tek rrënjët e kartelit të drogës. Ata u arrestuan dje në detin Egje, teksa transportonin kanabis me mjete lundruese.

Pavarësisht se policia shqiptare e mohoi që droga të ishte nisur nga Shqipëria, gazeta greke “Protothema” shkruan sërish sot se lënda narkotike u nis nga jugu i Shqipërisë për t’u shkëmbyer me heroinë në Stamboll.

Pluhuri i bardhë shkruan gazeta, do të derdhej në rrugët e Greqisë, Shqipërisë dhe Itali. Tre të arrestuarit kanë “qepur” gojën përpara organeve të hetimit.

Autoritetet greke kishin marrë informacion për lëvizjen e dy mjeteve të shpejta të ujit, por ishin duke pritur që ato të mbërrinin në Greqi dhe t’i ndalonin dhe të zbulonin më pas linjën e trafikut.

Njëra prej gomoneve u ndoq nga Garda Bregdetare greke, e cila u detyrua të përdorë snajpera për të dëmtuar mjetin lundrues në mënyrë që ta ndalonin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here