KLP hap garën për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe anëtarët, këto janë kriteret e vendosura për aplikantët

0
272

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar se pas ngritjes së SPAK do të ngiihet Byroja Kombëtare e Hetimit dhe do të fillojë procesi për përzgjedhje e drejtorit të saj dhe 60 hetuesve që do të përbëhet.  KLP ka bërë të ditura kriteret minimale që duhet të plotësojë çdo aplikues.

LAJMERIM PER MEDIA
Informacion për të interesuarit për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të
Hetimit (BKH)
Duke pasur parasysh ritmin me të cilin po ecën Procesi i Vetingut në sistemin e drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë (Këshilli), shumë shpejt, do të njoftojë krijimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Menjëherë pas këtij çasti Këshilli do të emërojë Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme.
Pas emërimit të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme do të fillojë procesi për përzgjedhjen e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Ata që janë të interesuar për të aplikuar për pozicionin e Drejtorit të BKH-së duhet t’i referohen ligjit “ Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” (Ligji për SPAK-un), 2016.
Neni 34, i Ligjit për SPAK-un, liston kriteret minimale që duhet të plotësohen nga kandidatët, ku përfshihet përvoja në punë, arsimimi, dhe sjellja në të shkuarën.
BKH do të ketë në përbërje 60 hetues. Aplikantët për pozicionin e drejtorit dhe hetuesit të BKH-së duhet të dinë që procesi i përzgjedhjes do të jetë shumë rigoroz dhe sfidues. Ai është përcaktuar në Ligjin për SPAK-un dhe do të vlerësojë aftësitë profesionale, integritetin si dhe aftësitë mendore e fizike të aplikantëve.
Kandidatët do të plotësojnë një formular aplikimi online dhe Deklaratën e Kontrollit të Pasurisë dhe të Kontrollit të Figurës, sipas Neneve 6(3), 6(4) dhe 38(2) & (3), në ligjin për SPAK-un. Vetëm ata aplikantë që plotësojnë këta formularë dhe plotësojnë kriteret bazë do të ftohen për të marrë pjesë në hapat e mëposhtëm të përzgjedhjes, të cilët do të përfshijnë:
(a) Një provim me shkrim ku përfshihen teste konjitive të sjelljes dhë të arsyetimit logjik.
(b) Një provim me shkrim që mat aftësitë në hartimin e raporteve.
(c) Hetim mbi verifikimin e figurës që konfirmon që personi nuk është dënuar e nuk është
shpalluar më parë fajtor për vepra penale.
(d) Intervistim dhe përzgjedhje nga Paneli i Përzgjedhjes i SPAK-ut.
(e) Testim i gjendjes fizike e shëndetësore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here