Del lista përfundimtare, njihuni me emrat e tre kandidatëve për kryeprokuror të Shqipërisë

0
310

Në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë u miratua lista përfundimtare me emrat e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe do të vijojnë garën. Ata janë Arta Marku, Olsian Çela dhe Fatjona Memçaj që rezultojnë se plotësojnë të gjitha kushtet ligjore për të vazhduar garën më tej. Ndërkohë, kandidati tjetër, Lulzim Alushaj u skualifikua pasi nuk ploteson kushtin e pasjes 15 vjet përvojë pune si jurist i spikatur.Ankimimi për këtë vendim duhet të bëhet brenda tre ditësh. Në nisje të mbledhjes, Gent Ibrahimi, kreu i KLP-së, deklaroi: “Sot Këshilli është në gjendje të vlerësojnë kandidatët të cilët plotësojnë kushte ligjore për të vazhduar garën për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm. Anëtarët të Këshillit kanë shqyrtuar me seriozitet dosjen e çdo kandidati. Çdo anëtar i Këshillit do të shprehë mendimin e vet për plotësimin e kushteve ligjore të 4 kandidatëve në garë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here