Sizmologët flasin për tërmetet: Tirana nuk është zonë sizmike, por duhen marrë masa të rrepta për përmirësimin e cilësisë së ndërtimit

0
321

Sizmologët kanë folur ditën e djeshme në lidhje me tërmetet, ku kanë thënë se Shqipëria është zonë sizmike, dhe kanë veçuar kryeqytetin e Tiranës. Vendi ynë ka aktivitet më të ulët sizmik krahasuar me dy vendet fqinje, Greqinë dhe Turqinë, ku regjistrohen tërmete me magnitudë mbi 7. Sizmologu Rrapo Ormeni, në një prononcim për mediat u shpreh se, ky tërmet është shumë larg tërmetit të ndodhur në vitin 1979 për nga madhësia edhe pse mund të kishte shkaktuar nëse epiqendra e tij nuk do të ishte në det. “Po ndodhin shpesh tërmete të vogla dhe kjo është mirë se shkarkon energji, çka nuk lejon të ndodhin tërmete të mëdha. Ishte 5.8, por ndryshimi është shumë i madh edhe nga 5.9, por edhe nga madhësia 6. Por fat ishte që epiqendra ishte mbi 30 km në det pasi po te ishte më i cekët do të kishte dëme”, u shpreh sizmologu Rrapo Ormeni. Sizmologu ka theksuar se Tirana nuk është zonë sizmike dhe nuk regjistron tërmete, ajo ndjen lëkundjet e tërmeteve që ndodhin në qytetet e tjera të vendit që i përkasin hartës sizmike. “Durrësi është zonë me tërmete, Shkodra, Vlora, Saranda dhe Butrinit. Brezi i dytë është Ohër, Korçë dhe brezi i Tretë është Fier, Lushnjë, Elbasan”, ka thënë Ormeni. Ndërkohë ka folur edhe sizmologu Llambro Duni, i cili ka thënë se rreziku për tërmetet e fuqishme ka kaluar tani. Me deklaratën e tij ai ka qetësuar banorët pas alarmit të përhapur të dielën në mbrëmje. Sizmologu Duni sqaroi se pas një goditjeje të fortë ka gjithmonë pasgoditje, që zgjasin për një periudhë të caktuar, në varësi të fuqisë që ka pasur goditja e parë. “Jemi pas Greqisë, Turqisë dhe Italisë. Jemi nga vendet më sizmike. Rreziku është gjithmonë i pranishëm. Dukuria natyrore ka tekat e veta. Duhet të marrim masa, të përmirësojmë cilësinë e ndërtimit. Problemi me tërmetet është te struktura, ne duhet të ndërtojmë mirë. Edhe nëse ndodh tërmeti, mos të ndodhë gjë, se tërmeti nuk parandalohet, edhe nëse parashikohen. Duhet një monitorim i rreptë i gjithë procesit të ndërtimit”, u shpreh Duni. Sizmologu ka sqaruar ndryshimin mes magnitudës dhe intensitetit të tërmetit, ku njësoj si Ormeni ka thënë se Shqipëria është një zonë sizmike dhe sipas tij, duhen marrë masa të rrepta për përmirësimin e procesit të ndërtimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here