Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, kuvendi britanik mblidhet të mërkurën

0
315

Kryetari i parlamentit britanik John Bercow, ka thënë sot se qytetarët e Britanisë presin parlamenti të kryejë funksionin e tij dhe ka udhëzuar zyrtarët që të përgatiten për vazhdimin e punimeve në Dhomën e Ulët. Megjithatë, Bercow tha se kjo nuk është rithirrje e parlamentit, sepse kuvendi nuk ka qenë i suspenduar me vendim të plotfuqishëm. Kryetari i kuvendit njoftoi se dëshiron të mbajë seancë të mërkurën në orën 11 e 30 minuta dhe se ka kontaktuar me kryetarët e partive politike dhe përfaqësuesit e tyre në lidhje me këtë çështje. Bercow njoftoi se deputetët do të kenë mundësi të paraqesin pyetje urgjente për ministrat dhe të kërkojnë interpelanca për anëtarët e kabinetit qeveritar. Vazhdimi i punimeve të kuvendit erdhi pasi Gjykata Supreme e Britanisë së Madhe gjykoi të martën se vendimi i kryeministrit Johnson për ndërprerjen e përkohshme të punës së institucionit legjislativ ka qenë i paligjshëm, shkruan “The Guardian”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here