“U shtrembërua e zeza mbi të bardhë”, gazetari i Top Channel reagon për intervistën me sizmologun grek, kërkon ndjekje penale

0
275

Gazetari Aleksandar Marku ka reaguar pas akuzave që lajmi i djeshëm për tërmetin e madh parashikura në 23:30 mori shkas nga intervista e tij me sizmologun grek, Akis Tselentis, e transmetuar në Top Channel. Gazetari Marku thekson se kjo deklaratë, e zeza mbi të bardhë, është shtrembëruar nga disa sharlatanë, për të cilët kërkon ndjekje penale.

“Mësoj se një website në Tiranë ka shkaktuar panik me një publik të tij që shkakton përveç të tjerash neveri, revoltë dhe pikëpyetje të mëdha për rolin e disa të ashtuquajturave media në Shqipëri. Mungesa e seriozitetit, përgjegjësisë dhe detyrës që ka një media për informim të saktë, në këtë rast është jo vetëm e dënueshme moralisht. Sizmologu grek, Akis Tselentis më tha saktësisht dhe kjo dëgjohet edhe në intervistën që publikoi Top Channel, se nuk do të ketë tërmete më të mëdha, ai që ra dje ishte kryesori. Ndërsa tashmë do të ketë lëkundje të lehta.Nuk e kuptoj se si mund të shtrembërohet e zeza mbi të bardhe nga disa sharlatanë që duhet të dënohen penalisht me këtë që bënë, pasi luajnë me jetët e njerëzve. Gjithashtu, ju bëj thirrje edhe qytetarëve shqiptarë të informohen vetëm nga mediat që në vite kanë treguar besueshmërinë e tyre dhe përgjegjësinë morale të lajmit që transmetojnë. Dhe Top Channel është një prej tyre”, shprehet gazetari Aleksandër Marku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here