Aktorja dhe moderatorja e njohur Rudina Dembacaj duket se i ka dhënë fund martesës së saj tre-vjeçare me bashkëshortin Aleks.
Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se aktorja e humorit prej disa muajsh tashmë është ndarë nga bashkëshorti dhe shkak për këtë është bërë një histori e re dashurie në jetën e saj.
Dembacaj është parë shpesh në shoqërinë e një ish-deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, romanca me të cilin duket se është shkaku kryesor i ndërprerjes së marrëdhënies me Aleksin, me të cilin ka sjellë në jetë dhe vajzën Viktoria.
Së fundmi, gjithashtu është vënë re në profilin e Rudinës në ‘Instagram’ një mungesë e fotove me shkodranin, të cilin dikur Dembacaj deklaronte se e kishte njohur në servisin e tij të makinave.
Siç shihet dhe në fotot e fundit të publikuara nga aktorja, ajo shfaqet vetëm me vajzën dhe mungon unaza në gishtin e martesës. Ky detaj ka shtuar edhe më shumë dyshimet tek të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Po ashtu të gjitha pushimet e verës Rudina i kaloi në shoqërinë e miqve apo familjarëve të saj, ndërsa Aleks nuk u duk gjëkundi, ashtu si dhe nuk përmendet në asnjë prej intervistave që ajo ka dhënë për media të ndryshme.
Ata u martuan së bashku në verën e vitit 2016, por pavarësisht dashurisë për ‘’qerosin’’ e saj, aktorja duket se i është dorëzuar një romance të re.
Nëse kjo histori është e vërtetë, gjithçka mbetet për t’u konfirmuar nga vetë Rudina.