‘Do shpjegoj të vërtetën time deri në stacionin e parë’, Tahiri nis fjalimin para mediave: Heshta për dy vite, u përballa me drejtësinë, të tjerët u fshehën

0
289

Ndonëse pritej që dje ai të komentonte vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e shtyhu komunikimin për mediat për ditën e sotme. Ka qen vetë Tahiri ai që njoftoi shtyrjen e daljes së tij para mediave, ku do të sqaronte dhe vendimin e Krimeve të Rënda, për të shuar kështu edhe kureshtjen e madhe të opinionit publik.

Gjatë deklartës për mediat Tahiri në fjalën e tij theksoj se: S’është e re as për ju as për njeri sesi kaluan dy vite dhe pas dy vitesh hetim prokuroria ndaloi karrovën e parë të akuzave. Gjyqi i tavolinave dhe i mediave, heshta se pse mendova se s’duhet të ishte gjyq popullor por gjyq shembullor.  Unë heshta i bindur sepse e bëra në respekt të drejtësisë. E kisha të thjeshtë të mbaja mandatin e deputetin, e kisha kollaj të rrija në parlament dhe pse hetohesha. Të shfrytëzoja politikën, siç kanë bërë ata para meje, pa asnjë përjashtim. Nuk janë përballur me drejtësinë por janë fshehur. Bëra të kundërtën, lashë mandatin, ndërpreva çdo aktivitet politik, sepse çdo drejtësi në strofullën e politikës, vetëm drejtësi nuk do ishte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here