Ka përgjime që i përdor për shantazh? Saimir Tahiri i përgjigjet ashpër ish ministrit të Berishës

0
402

 Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është pyetur nëse disponon përgjime të politikanëve të tjerë, të cilat mund t’i përdorë për shantazh, siç u përmend pasditen e sotme nga Flamur Noka.

Tahiri e mohoi kategorikisht një gjë të tillë dhe tha se historia me përgjime dhe shantazhe është “fyese” si për të por edhe për kolegët politikanë.

“Të ishte kështu si thua ti, do e kisha shumë kollaj, i hidhja përpjet në një sekondë”, u shpreh Tahiri në emisionin “Java”.

Pjesë nga intervista:

Do flisni nesër për materiale shtrënguese që flitet se keni dhe mund t’i përdorni për shantazh…?

Është fyese të vazhdohet kjo histori që unë shantazhoj njerëz me materiale, është fyese për mua se e kam bërë detyrën me aq besim sa që nuk kam patur kohë të merrem me këto pislliqe. Është fyese edhe për kolegët e mi, sepse i bie që këta paskan me çfarë të shantazhohen.

Të ishte kështu si thua ti, do e kisha shumë kollaj, i hidhja përpjet në një sekondë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here