Gjatë seancës gjyqësore që po zhvillohet sot në Gjykatën për Krimet e Rënda, ku pritet të jepet vendimi për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit amerikanë.
Kjo nuk është hera e parë pasi përfaqësuesit amerikanë kanë ndjekur me vëmendje të gjithë procesin “Tahiri” qysh prej nisjes së hetimeve.