“Më mban me dashuri”/ Shfaqet duke u puthur me bashkëshortin, Aurela Gaçe befason me atë që thotë për të (FOTO)

0
343

Mbrëmjen e djeshme këngëtarja Aurela Gaçe ka nisur në Amfiteatrin e Tiranës koncertin për të cilin pati lajmëruar që prej disa ditësh. Provat për koncertin kanë zgjatur disa ditë dhe këngëtarja ka punuar me orë të zgjatura.

Aurela ka treguar se mbështetja e saj më e madhe këto ditë ka qenë i shoqi, Skerdi, i cili është gjendur pranë saj duke u kujdesur për çdo gjë. Ajo ka shpërndarë një video me të në Instastory teksa shkëmbejnë një puthje në buzë. “Njeriu që më mban, ja kështu me dashuri. Ai ka gjithë ditën këtu, kujdeset për gjithçka”, ka shkruar Aurela.

Këngëtarja e njohur rrallë herë e shpreh dashurinë publikisht, por është e ditur që njëherë që e bën, nuk ka të krahasuar. Më parë Aurela është shprehur se këngët më të bukura të dashurisë marrin kuptim falë Skerdit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here