Pas një viti e gjysmë në ‘Vizion Plus’ pak ditë më parë Sokol Balla lëvizi sërish në një televizion tjetër dhe tani është bërë pjesë e ‘News 24’, me emisionin e tij “Real Story”.
Mirëpo një lëvizje e tillë e ka bërë të paqartë të ardhmen e Rudina Xhungës, një nga moderatoret më me përvojë në fushën e emisioneve politike.
Orarin e emisionit të Rudinës “Dritare” e ka zënë Balla dhe e pyetur nga “Prive.al”, gazetarja e mirënjohur u shpreh se nuk ka vendosur ende përfundimisht.
“Nuk e kam vendosur ende”, është shprehur Xhunga duke treguar se do e bëjë publik vendimin e saj së shpejti.