Shkarkimi i Ilir Metës, Komisioni Hetimor merr vendimin e rëndësishëm

0
399

Miratohet kërkesa për zgjatjen me dy muaj të punimeve të Komisionit Hetimor, i ngritur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Në mbledhjen e sotme u miratua kërkesa për zgjatjen e punimeve.

Kjo kërkesë për të shtyrë me dy muaj punimet e komisionit erdhi për shkak se konkluzionet e komisionit të Venecias do të dalin më 12 tetor, disa ditë pas mbylljes së afatit ligjor të strukturës hetimore që është data 8 tetor.

Ishte opozita parlamentare ajo që kërkoi që të shtyhet afati i komisionit deri në pritje të opinionit të Venecias.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here