Edhe Gjermania kërkon arrestime “VIP”, Gent Ibrahimi premton ngritjen e SPAK dhe emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm brenda tetorit

0
308

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi zhvilloi ditën e djeshme një takim me Sekretarin Parlamentar tëShtetit në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Christian Lange, ku në fokus të diskutimit të tyre ishte reforma në drejtësi dhe ngritja e organeve të reja të drejtësisë, siç janë Struktura e Posaçme Antikorrupsion dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Zyrtari gjerman u shpreh se kushti kryesor i BE është pikërisht lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Lufta kundër korrupsionit është kushti dhe prioriteti kryesor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, u shpreh zyrtari gjerman në takimin me kreun e KLP. Nga ana tjetër, Gent Ibrahimi deklaroi se muaji tetor do ta gjejë vendin me SPAK të ngritur dhe me Prokuror të Përgjithshëm. “Për 9 muaj, KLP ka menaxhuar mjaft procese sfiduese si ngritja e SPAK dhe zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm. Në javët në vijim, KLP duhet të marrënjë vendim për sa i përket numrit tëprokurorëve me të cilët mund të ngrihet SPAK. Besoj se tetori do të gjejëvendin me SPAK dhe Prokuror të Përgjithshëm”, u shpreh kreu i KLP Gent Ibrahimi. Dy ditë më parë, ambasada gjermane në Tiranë, publikoi deklaratën e Lange, bërë pas takimeve me krerët politikë. “Unë përshëndes faktin që reforma në drejtësi po përparon në mënyrë të vazhdueshme dhe që institucionet e krijuara të drejtësisë kanë filluar punën. Tani më duket e rëndësishme që ndër të tjera Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, SPAK dhe BKH të bëhen funksionale në muajt e ardhshëm. Në mënyrë që reforma në drejtësi të marrëmë tej vrull, duhet që të gjithë institucionet e përfshira të vazhdojnë të punojnë në mënyrë profesionale dhe të fokusuar. Gjermania mbështet me ekspertizë dhe resurse reformat në shumë fusha dhe do të vazhdojë ta bëj këtë edhe në të ardhmen. Unë jam plotësisht i bindur që shteti i së drejtës në Shqipëri do të forcohet në mënyrë afatgjatë nëpërmjet reformës në drejtësi, me gjyqtarë dhe prokurorë profesionistë dhe të pavarur”, u shpreh zyrtari gjerman Christian Lange dy ditë më parë. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here