“Do të digjej Kuvendi”/ Komisioni i Sigurisë pranon kërkesën për thirrjen e kreut të SHISH, Helidon Bendo do jetë prezent në seancën dëgjimore

0
324
Zevendes drejtori i SHISH, Helidon Bendo, duke hipur ne makine, pasi ka dale nga nje mbledhje e Komisionit Parlamentar te Sigurise Kombetare, ku raporti per aktivitetin e Sherbimit Informativ Shteteror per vitin 2017./r/n/r/nDeputy Director of the Albanian National Intelligence Service, SHISH, enters his car after a meeting of the National Security Parliamentary Committee, where he reported for the activity of the State Intelligence Service for 2017.

Komisioni i Sigurisë në parlament ka pranuar kërkesën e disa deputetëve për të thirrur në një seancë dëgjimore kreun e SHISH Helidon Bendo.

Ky i fundit pritet të pyetet në lidhje me deklarimet e Metës në komisionin hetimor parlamentar për shkarkimin e tij, ku Presidenti deklaroi se kishte informacione sekrete se po përgatitej djegia e parlamentit shqiptar më datën 8 qershor, një argument që Meta e përcolli duke thënë se ishte një ndër arsyet se përse ai vendosi për shtyrjen e datës 30 qershor si ditën e zgjedhjeve.

Seanca kur do të thirret kreu i SHISH do të vendoset pasi komisioni të ketë administruar prova.

Ermonela Felaj: Ky vendim i këtij Kuvendi ka për detyrë ngritjen e Komisionit të Posaçëm Hetimor, i cili është duke mbledhur provat dhe faktet për akuzat që është ngritur edhe hetimi parlamentar në Kuvendin. Kështu që kërkesa do të pranohet. Në asnjë rast SHISH nuk është një institucion që informon Komisionin Parlamentar, të jemi të qartë. Janë informacione konfidenciale që i shërbejnë sigurisë kombëtare dhe nuk mundet të shkojnë kudo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here