Në një seancë dëgjimore në Komisionin për Integrimin Evropian, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj foli mbi çështjen e nxehtë të çeljes së negociatave për Shqipërinë në Bashkimin Evropian kur na ndajnë pak kohë nga vendimi i 18 tetorit.
Sipas tij, kushtet e vendosura ndaj vendit tonë janë zbatuar dhe se Shqipëria është e gatshme të nisë procesin e negocimit.
“Ne meritojmë që negociatat tashmë të hapen. Kemi bërë progres”, u shpeh Cakaj.
Ministri shtoi se këtë vit është me rëndësi të angazhohet mbarë arsenali politik dhe diplomatik i vendit, me qëllim çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë.
“Komisioni Evropian vlerëson largimin e 88 gjyqtarëve dhe prokurorëve nga vettingu. Vitin e kaluar vendimi i Këshillit është diktuar nga klima elektorale. Këtë vit është esenciale për Shqipërinë të mundësojë që rekomandimet e këshillit të shndërrohen në vullnet politik”, tha Cakaj
Kjo seancë dëgjimore u kërkua nga Rudina Hajdari, kryetare e komisionit parlamentar të integrimit,
Rudina Hajdari: Komisioni i Integrimit ka dërguar disa shkresa që prej publikimit të raportit të KE, dhe si praktikë ne duhet ta kemi planin e veprimit që MEPJ jep. Kemi dërguar disa email, kërkesa për t’ju patur ju në seancë dëgjimore. Duke marrë parasysh rolin tonë, pse nuk është respektuar ligji i institucionit të Kuvendit?
Gent Cakaj: Afati i përcaktuar prej ligjit aktual është 3 javë. Kur raporti publikohet në mes të vitit, si në këtë rast në maj, ka qenë e vështirë që plani të zbërthehet në plane konkrete. Ka kërkuar gjykim të hollësishëm teknik se cilat prej masave duhet të barten vitin e ardhshëm. Eshtë shumë problematike të diskutohet për afate kohore të prera se kur do të diskutohet. Procesi i planit të masave ka qene më i vështirë për shkak të shkaqeve rrethanore. Shqipëria nuk është në faza që të përballojë një plan dosido. Teknikisht ne sot e kemi dorëzuar draftin e raportit. Plani i masave do diskutohet dhe miratohet në Këshillin e Ministrave
Rudina Hajdari: Kemi hasur problematike me vendet anëtare të cilat janë skeptike si Holanda, Franca, Danimarka dhe së fundmi Greqia. A jeni i informuar se cili është niveli i zbatimit, çfarë është një nivel i kënaqshëm për këto vende skeptike që këto vende të mos hezitojnë kur të jepet vendimi?
Gent Cakaj: Ndonëse ju përmendët 5 shtete që kanë qëndrime skeptike, është vlerësim i juaji pasi unë mund të kem përshtypje të tjera. Problemi është se këto vende kanë specifika të tyre dhe asnjëherë problemet e tyre nuk lidhen me një çështje të vetme. Qasja jonë ka qenë që pavarësisht qasjeve të tyre të kemi një plan komunikimi me secilin vend. Ju përmendët dhe shqetësimin e krimit të organizuar. E para ky është një diskutim për fushatë dhe hapjen e negociatave. Shqipëria është një vend me shumë probleme por thelbi i çështjes është që nëse Shqipëria ka akumuluar një masë. Ne jemi në situatën kur jemi duke kryer vetingun si një ndërmarrje paraprake për të merituar hapjen e negociatave. Meritat e Shqipërisë nuk vihen në pikëpyetje. Shkalla e krimit të organizuar mund të vlerësohet ndryshe nga vende të ndryshme
Rudina Hajdari: Keni bërë një takim me kryeministrin në Gjermani, me kancelaren Merkel, dhe komisioni i integrimit do ishte i interesuar se çfarë është thënë në këto takime? A ishin ata të kënaqur me ecurinë e reformës në drejtësi? Çfarë masash do merren sa i përket dështimit të këtyre figurave që janë lakuar si persona problematikë? A kanë kërkuar të ketë gjykim të ashpër për politikanët e korruptuar?
Gent Cakaj: Unë tani jam në një pozicion të vështirë se qëndroj mes dy poleve problematike politik. Jam i detyruar të ruaj fshehtësinë e takimeve në Gjermani. Por do i jap mesazhet kryesore. Sfida dhe veçoria e Gjermanisë qëndron te fakti se autorizimi i ministrit përgjegjës për të votuar për hapjen ose jo të negociatave vjen nga Budenstagu.
Eshtë e rëndësishme të nënvizohet se ka një përmirësim të dukshëm të klimës
Këtu nuk jam në kapacitetin për të thënë se kur do ngrihen institucionet e reformës në drejtësi
Rudina Hajdari: Në gjykimin tuaj mendoni se reforma zgjedhore do ndjekë të gjitha rrugët institucionale dhe rrugët ligjore? Mendoni se kjo reformë që do jetë kusht kryesor për Shqipërinë, mendoni se duhet të ndodhë jashtë kuadrit institucional?
Gent Cakaj: Reforma zgjedhore ka qenë një element me rëndësi në shërbim të hapjes së negociatave por nuk ka qenë kusht formal. Shqipëria nuk ka asnjë problem me plotësimin e kushteve për hapjen e negociatave.