Takimet në Berlin i konsideroi pozitive për negociatat. Por rezultatet do të mësohen më vonë.
Në një intervistë për Tv Klan, Kryeministri Rama thotë se të gjitha vendet anëtare kanë një debat të brendshëm që nuk lidhet me vlerësimin teknik që mori Komisioni pro këtij procesi.
Kryeministri zbulon se ka vendosur të shfaqë një profil krejtësisht tjetër në publik. Thotë se nuk do të komentojë më asnjë deklaratë të krerëve të institucioneve apo kundërshtarëve politik, të cilët i etiketon thjesht si “të tjerët”. Në fundin e vitit të dytë të mandatit të dytë, shprehet se fokus do të jenë vetëm qytetarët.
Për opozitën thotë se është i gatshëm të diskutojnë për çdo temë, por i kujton asaj se zgjedhjet e radhës janë në 2021.
“Ne jemi të gatshëm të diskutojmë dhe ndërveprojmë me të gjithë, me opozitën, për çdo aspekt”, shprehet Rama
Nuk pranon t’u përgjigjet asnjërës prej akuzave të Presidentit, por thotë se nismës për shkarkimin e tij Kuvendi do t’i shkojë deri në fund.
“Kjo shumicë nuk është krijuar për të bërë presione ndaj askujt, i takon parlamentit t’i shkojë deri në fund”, shprehet ai.
Valdrin Pjetrin e quan gënjeshtar, por jo kriminel dhe thotë se deri tani shumica nuk ka asnjë zgjidhje për situatën në Bashkinë e Shkodrës.