Mediat amerikane thanë sot se sipas dëshmive të tre ish-zyrtarëve amerikane, Izraeli është përgjegjës për vendosjen e aparateve të përgjimit të celularëve pranë Shtëpinë së Bardhë dhe në vendndodhje të tjera delikate të kryeqytetit të SHBA.
Mjetet monitoruese të komunikimit që funksiononin si mini-kulla të rrjetit celular mblidhnin informacion, duke përfshirë dhe përmbajtjet e bisedave celulare. Hetimet konkluduan se me shumë gjasa aparatet ishin vendosur për të spiunuar presidentin Donald Trump dhe bashkëpunëtorët e tij.
Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, refuzoi akuzat si “gënjeshtër e hapur”, duke thënë se vendi është i përkushtuar në “mos-përfshirje operacionesh inteligjence brenda SHBA”.
Tre ish-zyrtarët e paidentifikuar të inteligjencës thanë se administrata Trump nuk mund të kritikojë aleatin e saj të ngushtë.
“Reagimi është shumë i ndryshëm nga ai që do të kishte qenë për shembull nga administrata Obama, pasi duhen bërë shumë llogaritje për trajtimin e çështjes”, thanë zyrtarët, duke shtuar se FBI dhe agjenci të tjera të sigurisë përdorën analiza të imtësishme StingRays të aparateve të gjetura, për të bërë lidhjen me agjentët izraelitë.
Zëdhënsi izraelit në Uashington, Elad Strohmayer, tha: “Këto akuza janë absolutisht pa kuptim. Izraeli nuk kryen operacione spiunazhi në SHBA, pikë. Edhe dikasteret amerikane ende nuk janë shprehur zyrtarisht.