Rikthehet kanabisi në Lazarat, arrestohen 2 gra/ Si u zbuluan nga policia dhe çfarë rrezikojnë (EMRAT)

0
266

Disa vite pas aksionit të Policisë së Shtetit për zhdukjen e kanabisit, kultivimi i bimëve narkotike është rikthyer sërish në Lazarat. Një aksion “blic” i Policisë së Gjirokastrës në Lazarat ka zbuluar kanabis të mbjellë. Në dy banesa brenda në fshat janë zbuluar nga 20 rrënjë kanabisi.

Konkretisht në banesën e Shkëlqime Rabajt u zbuluan 20 rrënjë kanabisi dhe po kaq edhe në oborrin e banesës së Bejeme Totos. Pas kësaj forcat policore kanë shoqëruar për në Komisariatin e Policisë dy gratë njëra prej të cilave e moshuar dhe priten të ndërmerren procedurat ligjore ndaj tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here