Mbrëmjen e djeshme ndodhi një aksident tek “Sheshi Shqiponja”, ku një mjet luksoz u përmbysur, duke përfunduar jashtë rruge. Siç shihet në pamjet e siguruara, makina tip “Benz G-Class” me targa ruse, është kthyer përmbys në rrugë.
Sipas policisë automjeti me targa ruse kishte drejtues shtetasin E. D., 34 vjeç, banues në Shkodër. Ky i fundit ndodhet në spital për mjekim. Po ashtu mësohet se makina ka qenë e blinduar. Ende nuk dihen shumë detaje për këtë ngjarje.
Njoftimi policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në afërsi të sheshit “Shqiponja” një automjet me targa të huaja me drejtues shtetasin E. D., 34 vjeç, banues në Shkodër në rrethana ende të paqarta ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën vetë drejtuesi i mjetit i cili po merr mjekim në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e pronësisë së mjetit si dhe të shkakut të daljes nga rruga.
































