A do të ndikojë çështja e shkarkimit të Metës për negociatat? Zbardhet kërkesa e zëdhënëses së BE-së

0
329

Zëdhënësja e BE për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Maja Kocijancic, u pyet nga Fax News për zhvillimet e fundit në Shqipëri që kanë të bëjën me lëvizjen e mazhorancës në pushtet për të rrëzuar Presidentin Ilir Meta pasi ai pastroi një datë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit duke shtyrë zgjedhjet e 13 tetorit.

Kocijancic u pyet për qëndrimin që ka për këtë nismë, lëvizjet që pritet të ndërmërrin përfaqësuesit e Komisionit të Venecias që ndodhen në vendin tonë si dhe nëse situate e krijuar a do të ndikojë në procesin e integrimit dhe në vendimin për hapjen e negociatave.

“BE-ja është e vetëdijshme që u krijua një komitet hetimor për këtë çështje dhe se u mbajt seanca dëgjimore që përfshin Presidentin. Çështja u dërgua gjithashtu për shqyrtim në Komisionin e Venecias, i cili do të shqyrtojë aspektet ligjore. Hetimi dhe rishikimi i jashtëm nga Komisioni i Venecias janë duke vazhduar. Prandaj BE nuk ka ndonjë koment. Partitë politike duhet të përfshihen në një dialog të mirëfilltë, në një frymë të mirëkuptimit të ndërsjellë, pa parakushte, dhe të tregojnë përkushtim të vendosur për të gjetur konsensus për një rrugë përpara. Këshilli ka identifikuar qartë çështjet që dëshiron të shohë përpjekje të mëtutjeshme, që është ajo që Shqipëria duhet të vazhdojë të japë në funksion të diskutimit të ardhshëm nga Shtetet Anëtare të BE-së në Këshillin e Çshtjeve të Përgjithshme më 15 tetor”, tha Kocijancic për Fax News.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here