Rajoni i papopulluar italian i ofron vizitorëve €25,000 për t’u vendosur aty

0
278

Rajoni i nënpopulluar i Molise në jug të Italisë është duke i ofruar të ardhurve 700 euro në muaj për tre vjet, për të jetuar në një prej fshatrave të tij, me kusht që fshati të ketë më pak se 2000 rezidentë dhe që të ardhurit të zotohen të hapin një biznes.

 “Oferta jonë nuk është për bamirësi, ne duam që njerëzit të investojnë këtu, të hapin një aktivitetet, një dyqan, restorant apo diçka tjetër, me qëllim për të sjellë jetë të re në qytezat tona dhe gjithashtu duke rritur popullatën”, tha presidenti i Molise Donato Toma.

Toma njoftoi se çdo qytezë me më pak se 2000 rezidentë do të marrë €10,000 në muaj për ndërtimin e infrastrukturës dhe nxitjen e aktiviteteve kulturore.

 “Nuk është vetëm për rritjen e popullatës. Njerëzit kanë nevojë gjithashtu për infrastrukturë dhe një arsye për të qëndruar, ndryshe do të largohen përsëri për disa vjet”, shtoi ai.

Sipas Institutit Italian të Statistikave, Molise, me një populaltë totale prej 305,000 banorësh është nga rajonet që ka humbur më shumë banorë vitet e fundit, me më shumë se 9,000 të larguar prej vitit 2014.

Vetëm në 2018, më shumë se 2,800 banorë vdiqën ose u larguan në një zonë tjetër, rreth 1000 më shumë se një vit më parë, ndërsa nuk u regjistrua asnjë lindje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here