“Mjafton edhe një detaj për t’i thënë të gjitha”, ISP nxjerr RAPORTIN për deputetët ‘e rinj’ të opozitës që të lë pa fjalë: Ja CV-ja zyrtare e njërit prej tyre. Pa koment! (FOTO)

0
523

Deputetët “e rinj” që morën mandatet në pranverën e vitit 2019, sipas raportit që ka nxjerrë ISP nuk ishin në nivelin e duhur, madje shkon deri në një mungesë të theksuar të profesionalizmit të njohurive politike dhe integritetit në angazhimin e ri parlamentar.

Në raportin “Parlamenti në kohën e krizës: monitorim dhe analizë janar-gusht 2019” publikuar nga Instituti i Studimeve Politike jepet vlerësimi pozitiv për angazhimin në fjalime e debate të disa prej tyre, (Murrizi, Hajdari, Gjoni, Maliqi, Roshi, Përmeti, Musaj, Dhimitri, etj), por edhe një vlerësim kritik për një pjesë tjetër të deputetëve me tregues minimalë të efikasitetit dhe investues në rënien më tej të besimit publik tek parlamenti.

Konkretisht, në raport theksohet se “integrimi i deputetëve të rinj në politikë u shoqërua gjithashtu me shqetësime dhe shpesh edhe me investim në dëm të imazhit të parlamentit dhe të vetë politikës. Disa deputetë nga prurjet e reja u keqpërdorën nga media dhe vetë ata preferuan të ishin viktimë e titujve kryesore ne media dhe e debateve spekulative. Kjo pjesë e deputetëve demonstroi mungesë të theksuar profesionalizmi, të njohurive politike dhe të integritetit në angazhimin e ri parlamentar”.

“Për konkluzione të tilla ekzistojnë fakte, analiza, të dhëna monitoruese, etj, por ndonjëherë mjafton edhe një detaj për t’i thënë të gjitha, – për shembull, si kjo CV-ja zyrtare e njërit prej deputetëve aktualë 2019, pra në kohën kur parlamenti do të duhej të ishte tempulli i demokracisë, të kishte cilësi përfaqësimi dhe kur Shqipëria pret të nisë bisedimet për anëtarësim në BE (!!). Pa koment!”, thuhet në raport.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here