“Informacione sekrete se do digjnin Kuvendin”, PD i përgjigjet Ilir Metës: Kjo do të zbardhet në ditët në vijim

0
308

Deklaratën e Presidentit Meta se gjatë protestave të opozitës ka pasur informacion se do të digjej Kuvendi, PD nuk e merr si akuzë ndaj opozitës.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi tha se opozita nuk ka patur asnjëherë  qëllim që të dhunojë apo djegë institucionet.

“Ajo që garantoj unë në emër të PD është që nuk ka patur kurrë dhe nuk do të ketë kurrë asnjë jo përgatitje, por tentativë apo mendim për të djegur apo dhunuar institucione, përfshirë edhe Kuvendin. Përsa kohë unë nuk do të jetë lënduar një individ i vetëm nga opozita tregon që mund të ketë pasur episode që e kanë kaluar natyrën e një protestë normale, por në asnjë rast nuk ka pasur dhunë të organizuar nga opozita. Prandaj dhe deklaratën e Presidentit nuk e kemi marrë si akuzë ndaj PD. Presidenti ka më shumë informacion  dhe kjo do të zbardhet në ditën në vijim,” tha Bardhi në Ora News.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here