Një incident i pazakontë ndodhi mbrëmë në fillim të ndeshjes mes Francës dhe Shqipërisë.
Teksa pritej të ekzekutohej himni shqiptar, u luajt ai i Andorras. Mirëpo, për të mos mjaftuar kjo gafa u pasua edhe gjatë ndjesës së bërë nga organizatorët, të cilët i kërkuan falje Armenisë.
Ndërkohë, mediat franceze, kanë raportuar sot se ngatërresa ndodhi nga ana e kompanisë së Federatës së Futbollit Francez, e cila ishte përgjegjëse për organizimin e ndeshjeve.
Sipas tyre, Fifa ka dërguar në email dy himne, për shkak se Franca pritet të luajë edhe me Andorran më 10 shtator.