Kalaja e Beratit interes për vizitorët, 96.334 në tetë muaj

    0
    426

    Berati edhe përgjatë sezoni turistik 2019, ishte ndër qytetet me tërheqës dhe interesant për tu vizituar nga vizitorët vendas dhe të huaj. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Berat, shprehet se monumentet kulturore , natyrore , tradita dhe mikpritja që ofron ky qytet i jep turistëve kënaqësinë e zbulimit të një kulture në gjithë dimensionet e saj, por kalaja gjithashtu ka qenë me shumë interes gjatë këtyre muajve. “Kalaja e qytetit ka mirëpritur krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017 43 922 vizitorë më shumë, ndërsa krahasuar me 2018 kemi 1401 më shumë”, shkruan DRKK Berat. Referuar të dhënave të publikuara nga DRKK, gjatë periudhës janar -gusht të këtij viti kalaja ka pasur 96 334 vizitorë. Kalaja e Beratit është ngritur në një kodër 187 metra të lartë, në të majtë të grykës së lumit Osum. Fillimisht, një vendbanim protourban, në shekullin e VII-V p.e.s, si një pikë strategjike e rëndësishme, ajo u shndërrua në qytet kështjellë me mure që arrinin në gjatësi deri në 1.400 metra dhe me një sipërfaqe prej 10 hektarë. Në dokumente të ndryshme historike të kohës gjenden një sërë emrash. Me emrin e lashtë Antipatrea përmendet në vitin 216 p.e.s. Nga romakët u quajt edhe Albanorum oppidium (fortesa e Arbërve). Në të kaluarën siguria e kësaj kështjelle ka qenë maksimale, sepse projektuesit e saj e ndërtuan pikërisht në këtë kodër, ku ana jugore bie thikë mbi Osum, anët lindore dhe perëndimore kanë pjerrësi të madhe, ndërsa në anën veriore kodra ulet ëmbël drejt qafës së Biftës, duke siguruar komunikimin. Muret kanë një perimetër prej 1400 metra brinja lindore e këtij trekëndëshi është e gjatë 620 metra, ndërsa dy tjerat janë të barabarta dhe janë të gjata 410 metra (Berati, Historia dhe arkitektura Tiranë 1988, fq. 34). Ndryshe nga kështjellat e tjera kalaja e Beratit ka qenë e pajisur me 24 kulla, të cilat emërtohen sot me emrin turk tabje, së bashku me muret ato i përkasin periudhave të ndryshme të ndërtimit, që nisin qysh nga shekulli IV pk dhe përfundojnë gjatë kohës së sundimit të Ali Pashë Tepelenës (1813-1821). Brenda sipërfaqes prej 9.6 hektarë të kalasë ndodhen disa kisha, një pjesë e të cilave rrënojë, sarajet turke, rrënojat e dy xhamive, sternat e ujit të quajtura saranxha, sheshi i Sallabandës, etj.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here