Arbër Bako u ther në burgun e Koridhalos në janar të këtij viti nga një shqiptar dhe një grek. Mediat greke raportuan se urdhrin për ekzekutimin e tij e dha “Mafia e Burgjeve” në Greqi, e drejtuar nga shqiptarët.
Bako ka qenë pjesë e grupit të shqiptarëve të përbërë nga Klodian Lekoçaj, Olti Duçe, Brahim Brahimi dhe të tjerë, të cilët sipas mediave greke merreshin me “punë speciale” që ua kërkonte greku Aristidhes Floros. Ky i fundit ishte akuzuar nga prokuroria për një mashtrim qindra milion euro në dëm të shtetit grek dhe gjatë gjyqit donte të frikësonte avokatin që përfaqësonte palën akuzuese, pikërisht Mikhali Zafiropulos.
Sipas policisë, në zyrën e Zafiropulos shkuan Brahim Brahimaj dhe Aleksdandër Mata, ndërsa rol në pati edhe Olti Duçe. Avokati i famshëm grek u vra me një plumb në zyrën e tij, i cili i përshkoi mëlçinë.
Duket se vrasja e Arbër Bakos ka bërë që të gjithë pjesëtarët e grupit të akuzojnë atë për krimet e ndodhura më parë duke thënë se Klodian Lekoçaj, i cilësuar nga mediat greke si koka e “Mafies së Burgjeve” në Greqi, të dalë i larë.