Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka ruajtur gjithmonë një profil serioz dhe në çdo dalje publike është kujdesur për çdo detaj në pamjen dhe veshjen e saj. Mirëpo, si asnjëherë më parë së fundmi paparazit e kanë fotografuar atë me rrobabanjo.
Në disa foto që po bëjnë së fundmi xhiron e mediave online, Angela shihet e veshur me një body të zi teksa krahëve ka hedhur një robdeshambër jeshil. Siç duket pas një sezoni të vështir, kancelarja ka zgjedhur që më në fund dhe ajo të bëjë disa ditë pushimi.