KLP hap garën për rekrutimin e punonjësve të rinj, ja pozicionet vakante dhe kushtet që duhen plotësuar nga kandidatët

0
324

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur të forcojë radhët, duke qenë se intensiteti i punës është shumë i madh. Në faqen zyrtare, KLP ka publikuar njoftimin për hapjen e garës për përgjegjës sektori në Sektorin e Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë Ekonomike dhe të Burimeve Njerëzore dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Mbështetëse. Aty janë përcaktuar edhe detyrat që do të kenë punonjësit e rinj. “Të menaxhojë dosjen personale për çdo punonjës të KLP dhe të bëjë pasurimin e tyre metë dhënat e reja për kualifikimet, trajnimet, vlerësimet vjetore të punës, masat disiplinore etj.. Të menaxhojë trajnimin e detyrueshëm të nëpunësve civil në periudhë prove, trajnimet efinancuara nga donatorët dhe trajnimet vjetore të ndryshme.Të hartojë dokumentacionin e nevojshëm për procedurën e rekrutimit të nëpunësvecivilë, nga faza e njoftimit për vendin e lirë të punës, deri në momentin e emërimit për periudhën në provë.Në përputhje me legjislacionin përkatës, të mbajë dhe plotësojë dokumentacionin, meanë të të cilit vërtetohet ekzistenca e marrëdhënieve të punës, si regjistrin themeltar, dosjet vetjake dhe librezat e punës.Të hartojë kontratat e punës dhe të plotësojë dokumentacionin përkatës për punonjësit e

stafit të KLP, marrëdhëniet e punës të të cilëve rregullohen nga Kodi i Punës”, thuhet në njoftim. Të interesuarit për vendet vakante duhet të plotësojnë disa kushte që të vijojnë më tej garën. Ata duhet të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, nuk duhet të kenë masa disiplinore në fuqi, duhet të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”, duhet të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Ekonomike/Juridike/Shoqërore dhe duhet të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion. Dokumentet që duhen dorëzuar për t’u bërë pjesë e garës janë: Jetëshkrim i plotësuar në formatin Europass; fotokopje të diplomës; fotokopje të librezës së punës; fotokopje të letërnjoftimit (ID); vërtetim të gjendjes shëndetësore; vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore; vlerësimin e fundit nga eprori direkt; vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi dhe çdo dokumentacion tjetër që vërteton, trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë e vlerësimet pozitive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here