A do shkojë tek Parlamenti për shkarkimin e tij nga Komisioni Hetimor? Ilir Meta jep përgjigjen e prerë: Më “çmendët” o gazetarë”, mezi pres të…

0
278

Presidenti Ilir Meta ka hequr çdo dyshim. Ai shprehet se javën e ardhshme do të jetë në komisionin parlamentar hetimor ngritur në lidhje me dekretin për rrëzimin e 30 qershorit.

Reagimi i Ilir Metës

Të dashur miqtë e mi gazetarë,

Më “çmendët” me sms tuaja, si asnjëherë tjetër!

Po ç’është kjo pyetje kaq absurde që më bëni të gjithë: A do shkoj tek Parlamenti?!

Së pari, Presidentit si Kryetar i Shtetit, i takon të jetë shembull i bashkëpunimit institucional. Dhe besoj se në këto dy vite kam bërë gjithçka për vendosur këtë bashkëpunim, në respekt të plotë të Kushtetutës, shtetit ligjor dhe interesit publik.

Së dyti, unë mezi pres të kthehem tek Parlamenti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here