Mëngjesin e kësaj të marte, disa biznesmenë italian kanë dalë në protestë përpara ambasadës së tyre në kryeqytet.
Me pankarta në duar, por edhe të vendosur në kangjellat anash rrugës, ata kanë qëndruar aty për disa minuta.
“Të braktisësh sipërmarrësit është e barabartë si të braktisësh Shqipërinë”.
“Protestë kundër qeverisë dhe ambasadës së Italisë”.
“Kërkojmë: Dëmshpërblim për dëmet që ka sjellë 1997, kurse profesionale dhe bashkëpunim me IADSA”.