Zbardhen detajet e reja/ Si u arrestua në ishullin e famshëm grek shqiptari që shpërndante ‘shurupin e përdhunimit’! Skema si vajzat binin pre

0
319

Një i ri shqiptar zyrtar në aeroportin e ishullit Mykonos, në Greqi është vënë në pranga ditën e djeshme (1 shtator).

Mediat greke raportojnë se shqiptari thirrej me emrin  “Aleksandri Shqiptari”, 26-vjeç, por nuk bëhet i ditur emri i tij.

Sekuestrimi

Gjatë kontrollit nga policia atij i është gjetur metamfetaminë, ketaminë, ekstazi, 1800 pako najloni dhe 50 shiringa, por edhe një substancë që njihet si “shurupi GBL” . Ky shurup provokon ndjenjën për të kapur persona me zor dhe për të kryer marrëdhënie intime me forcë. “Shurupi” në fjalë s’ka ngjyrë dhe kur derdhet në ujë nuk ka aromë.

Arrestimi

Shqiptari ishte në vëzhgim prej kohësh nga policia helene. Sipas medias greke ndërsa ai parkoi makinën e tij dhe po përgatitej për të hyrë në aeroport, portierët dhe policia nxituan drejt tij dhe e ndaluan me pranga. Shqiptari kur u pyet për lëndën që mbante në shtëpi u shpreh se e kishte për përdorim personal.

Skema

Viktimave iu hidhet pa dijeninë e tyre  në pije një sasi e këtij lloj “malli” dhe në vazhdim janë denoncuar dhjetëra  abuzime, që pas raportimeve kanë dëmtuar imazhin e ishullit, por edhe kanë dëmtuar arkat e shoqërive të sigurimit. Ekspertet thonë se përdorimi i saj, përveç se shtyn përdoruesin në akte intime me forcë, i heq viktimës edhe kujtesën për atë akt. “Aleksandri shqiptar” konsiderohet si një ndër trafikantët më  të rrezikshëm të arrestuar me këtë lloj “malli” në Greqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here