Në emai-lin që u bë publik dje në media lidhur me porositë e Lulzim Bashës për demokratët, ku ndër to kishte renditur një listë mediesh dhe portalesh që lidershipi demokrat i konsideron si armike.
Basha i quan si të blerë nga Edi Rama, duke i ndaluar demokratët të marrin pjesë në emisionet e tyre.
Skënder Minxhozi, i përmendur në listë preferoi të mos e komentonte këtë qarkore, por nuk hezitoi nga ana tjetër që ta cilësonte një ‘çmenduri të Bashës” porosinë e kreut të PD.
“Po e shoh tani këtë lajm dhe nuk dua të merrem. Nuk e meriton fare t`i shkon pas çmendurive të tij”, tha shkurtimisht Minxhozi.